Zidane jep leje për huazimin, Jovic mund të përfundojë në Seria A

Luka Jovic mund të gjejë një skuadër të re gjatë kësaj vere. Zinedine Zidane ka ndezur dritën jeshile që sulmuesi serb të huazohet gjatë këtij sezoni për të patur më shumë minuta në këmbë dhe gjasat janë që Jovic të transferohet te verdhekuqtë pasi Roma është e vetmja skuadër që mund t’i ofrojë më shumë minuta nga të gjitha ekipet që e kërkojnë.

Në garë për të marrë shërbimet e ish-lojtarit të Frankfurt janë edhe Manchester United, Inter e Milan, por Reali do t’i japë prioritet asaj skuadre që i jep më shumë garanci se Jovic mund të luajë rregullisht.

Sulmuesi serb nuk ka mundur të bindë as këtë fillim sezoni, teksa Zidane i dha shansin për të luajtur titullar në javën e parë në kampionat.

 

SHKARKO APP