Zidane: Liverpooli ekipi i vështirë fizikisht, e ardhmja …

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është shprehur se Liverpooli do të jetë një kundërshtar i vështirë fizikisht në dy duelet që do të kenë në fazën çerekfinale të Champions League. 13 herë kampionët e Europës do të kenë dy duele të ndezura me kampionët në fuqi të Anglisë, teksa do të jenë një përsëritje e finales së vitit 2018, e fituar nga Los Blancos 3-1.

“E dimë se Liverpooli ngjason me ne nga loja fizike, por do të mendojmë për ta pas ndërprerjes së sfidave të kombëtareve. Ky sezon ka qenë i vështirë, duhet t’i marrim gjërat një nga një. Ne jemi ende në garë për titullin dhe po punojmë për këtë gjë.

E ardhmja? Unë mendoj ditë pas dite, jo për më gjatë. Nuk planifikoj asgjë. Mund të nënshkruash për 10 vite dhe më pas të largohesh. Veteranët? Shoh pasionin e tyre, duan që të bëhen gjithnjë e më të mirë. Kemi një marrëdhënie shumë të mirë dhe punojnë shumë në stërvitje.

Hazard? Shpresoj që të rikuperohet shpejt, kjo është gjëja më e rëndësishme. Ai nuk do të operohet, plani ka ndryshuar. Po punojmë për të, shpresojmë që ta kemi sa më parë në dispozicion”, deklaroi strategu i njohur francez. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP