Zidane përfshihet në aksident automobilistik, por e zgjidh me një “selfie”

Trajneri i Realit të Madridit, Zinedine Zidane është përfshirë në një aksident automobilistik, teksa ka goditur nga mbrapa një makinë tjetër në një lagje në periferi të kryeqytetit spanjoll.

Ngjarja është rrëfyer nga Ignazio Fernando, spanjolli që kishte makinën e goditur nga AUDI i Zidane, i cili në një intervistë për mediat madrilene tregoi të gjithë detajet nga përplasja me makinën e kampionit francez.

“Më goditi nga pas dhe sapo doli nga makina, e njoha menjëherë. I thashë se do të doja të ishim takuar në rrethana të tjera, por më mirë edhe kështu. Vetë isha i qetë, sepse të paktën isha i sigurt që do të më paguante të gjithë dëmin.

I dhashë numrin tim të telefonit dhe i kërkova të bënim një fotografi, gjë që e pranoi menjëherë. Më pas më telefonoi një përfaqësues i tij, që pagoi dëmet dhe më falënderoi që nuk e kisha vonuar shumë, pasi Zidane ishte me nxitim”, tregoi spanjolli.

SHKARKO APP