Zidane rrezikon shkarkimin, Reali nis të mendojë për Allegrin

Massimiliano Allegri mbetet një nga emrat më të përfolur në merkaton europiane, por strategu prej më shumë se dy vitesh nuk drejton asnjë ekip. Strategu i larguar nga bardhezinjtë përflitet prej javësh si një nga emrat e mundshëm që mund të zëvendësojë Fonseca-n te Roma, ndërkohë që së fundmi edhe Fiorentino Perez e ka në listën për të zëvendësuar Zidane.

Rezultatet e fundit të Los Blancos në kampionat kanë konfirmuar vështirësitë që po kalojnë madrilenët nën drejtimin e francezit. Nuk përjashtohet as mundësia që në javët në vijim të kemi një largim të Zidane për t’i besuar më pas strategut italian.

Allegri njihet për skemat e tij mbrojtëse, ku cilësohet një nga më të mirët në këtë aspekt, Diçka që do ta ndihmonte shumë ekipin për të qenë më stabël, edhe pse në fakt bie disi ndesh me filozofinë e madrilenëve për të dhuruar spektakël. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP