Zidane te PSG? Reagon këshilltari i francezit: Ju garantoj se …

Ditën e sotme është folur shumë se Zinedine Zidane ka vendosur që të pranojë ofertën e PSG për të marrë drejtimin e ekipit në sezonin e ri. Megjithatë për të marrë situatën në dorë dhe për të mos lejuar thashethemet, ka folur këshilltari i tekniku francez, Migliaccio.

Ky i fundit thekson se nuk ka pasur bisedime mes palëve dhe se ai është i vetmi person që mund të flasë në emër të Zidane.

“Të gjithë këto zërat mbi një marrëveshje të PSG me Zidane nuk kanë asnjë bazë. As Zidane dhe as unë nuk jemi kontaktuar nga pronari i PSG për të marrë drejtimin e skuadrës. Unë jam personi i vetëm që kam autorizim për të folur në emrin e Zidane dhe në këtë formë, garantoj se nuk ka tratativa mes palëve”, u shpreh Migliaccio.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?