Zielinski flet pas breshërisë së shisheve në fushë: Nuk kisha parë kurrë një gjë të tillë!
Piotr Zielinski është një nga futbollistët më të njohur te skuadra e Polonisë, por mbrëmjen e djeshme nuk mundi që të linte gjurmë.
Për sa i përket minutave ku ndeshja u ndërpre për shkak të breshërisë së shisheve plastike nga tribunat e stadiumit, mesfushori foli për televizionin polak TVP.
“Nuk kishte përjetuar asnjëherë diçka të tillë. Po humbnin ndeshjen, dhe ishin pak nervozë. Gjatë pezullimit ishin të gatshëm, na thanë të stërviteshim sepse do fillonim serish, sa të qetësoheshin tifozët”, deklaroi mesfushori polak.