Zinchenko: Qaj çdo ditë, po të mos kisha vajzën do të shkoja në luftë

Ukraina prej gati dy javësh po përjeton një nga periudhat më të vështira, pasi Rusia çdo ditë bombardon disa qytete. Futbollisti i Manchester City-it, Zinchenko po e përjeton shumë keq këtë situatë, që po e sheh nga larg.

“Thjesht po qaj. Është e gjitha në kokën time. Imagjinoni vendin ku keni lindur, ku jeni rritur dhe tani shihni vetëm tokë bosh.

Fillimi i luftës? Ishte mesnatë këtu në Britaninë e Madhe kur gruaja ime më zgjoi dhe po qante. Ajo u trondit. Më tregoi videot, fotot, çfarë po ndodhte në atë moment në Ukrainë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndoshta ndjesia më e afërt është kur dikush në rrethin tuaj po vdes. E dini, atë ndjesinë kur ndiheni shumë keq brenda vetes? Por kjo është edhe më keq.

Swiss Digital Mobile Reklama

Do të jem i sinqertë, nëse nuk do të ishte vajza ime, familja ime, do të isha atje. Unë kam lindur në këtë mënyrë. Unë i njoh njerëzit e vendit tim, mentalitetin e tyre dhe të gjithë mendojnë saktësisht në të njëjtën mënyrë.

Jam shumë krenar që jam ukrainas dhe do të jem gjithmonë për pjesën tjetër të jetës sime. Dhe kur shikoj njerëzit, si luftojnë për jetën e tyre. Unë i njoh njerëzit, mentalitetin e njerëzve të mi në vendin tim, ata preferojnë të vdesin dhe do të vdesin. Por ata nuk do të dorëzohen kurrë”, deklaroi Zinchenko në intervistë për BBC.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?