Zinchenko reagon për luftën: Ne nuk dorëzohemi, lavdi Ukrainës!

Oleksandr Zinchenko ka treguar mbështetjen e tij për Ukrainën përmes një postimi në Instagram, ndërsa tensionet vazhdojnë të rriten midis vendit të tij dhe Rusisë. Mbrojtësi i Manchester City-t shprehu opinionin e tij, pasi Vladimir Putin dërgoi 10 000 trupa në zonat separatiste të Ukrainës të kontrolluara nga Rusia.

“E gjithë bota e civilizuar është e shqetësuar për situatën në vendin tim. Nuk mund të qëndroj pasiv, po përpiqem të shpreh mendimin tim. Në foto – vendi im. Vendi ku u linda dhe u rrita. Një vend, ngjyrat e të cilit i mbroj në arenën sportive ndërkombëtare. Një vend që ne përpiqemi ta lavdërojmë dhe ta zhvillojmë. Një vend, kufijtë e të cilit duhet të mbeten të pacënueshëm. Vendi im u përket ukrainasve dhe askush nuk do të jetë në gjendje ta përvetësojë atë. Ne nuk do të dorëzohemi! Lavdi Ukrainës!”

Kjo nuk është hera e parë që jeta e Zinçenkos preket nga konflikti ndërkombëtar, pasi kur u transferua në Rusi në rininë e tij, kishte shpërthyer lufta në Donbas. Mbrojtësi i Manchester City-t u shpall futbollisti i vitit në Ukrainë në 2019 . 25-vjeçari numëron 115 paraqitje për skuadrën e Pep Guardiolës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?