Zirkzee gjithnjë e më pranë Romës, marrëveshja me United është thuajse e kryer

Joshua Zirkzee dhe Roma nuk kanë qenë kurrë më afër njëri-tjetrit. Operacioni mes klubit verdhekuq dhe Manchester United ende nuk është mbyllur zyrtarisht, por distanca mes palëve është tashmë minimale dhe optimizmi po rritet ndjeshëm.

Ish-sulmuesi i Bolognës është gati të rikthehet në Itali pas një eksperience shumë të vështirë në Angli. I transferuar te “Djajtë e Kuq” në verën e vitit 2024, holandezi nuk arriti kurrë të linte gjurmë, duke regjistruar 60 paraqitje në të gjitha kompeticionet, me vetëm 8 gola dhe 3 asistime.

Vendimtare në këtë negociatë ka qenë puna e drejtorit sportiv Massara, sidomos gjatë fundjavës së fundit, ku kontaktet intensive mes palëve kanë afruar ndjeshëm mbylljen e marrëveshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket formulës, Zirkzee pritet të mbërrijë në kryeqytet në formë huazimi me të drejtë blerjeje, e cila do të variojë mes 35 dhe 40 milionë eurove. Kjo e drejtë do të shndërrohet automatikisht në detyrim në rast se Roma siguron kualifikimin në Champions League sezonin e ardhshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë mënyrë, Gian Piero Gasperini është gati të ketë në dispozicion sulmuesin e ri për projektin e tij teknik. Por merkatoja në repartin ofensiv mund të mos mbyllet këtu: Massara po punon paralelisht edhe për afrimin e Jack Raspadorit, një tjetër profil që pëlqehet shumë nga stafi verdhekuq.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?