Zjarret në Australi, Lewis Hamilton dhuron 500 mijë dollarë

Piloti i Formula 1, Lewis Hamilton solidarizohet me nismat për të ndihmuar Australinë të përballet me dëmet nga zjarret që e kanë përfshirë.

Ai deklaroi ditën e sotme se do të dhurojë 500 mijë dollarë në mbështetje të shërbimeve të zjarrëfikses dhe të mbrojtjes së kafshëve.

“Më trishton fakti se 1 milion kafshë kanë ngordhur si pasojë e zjarreve në Australi. Dashuria ime për kafshët nuk është sekret ndaj dua që t’i ndihmojë” – shkruan Hamilton në një postim në Instagram.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zjarret kanë djegur më shumë se 6.3 milion hektarë tokë në të gjithë vendin dhe 27 njerëz kanë vdekur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në shtetin e Neë South Wales janë shkatërruar rreth 1300 shtëpi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?