Zlatan Ibrahimovic i bën vetes dhuratë një makinë 400 mijë euro për ditëlindje
Zlatan Ibrahimovic zakonisht e trajton veten me një super makinë për çdo ditëlindje. Suedezi sot ka ditëlindjen dhe për 42 vjetorin, që e feston sot, zgjodhi një “Ferrari Purosangue”.
Bëhet fjalë për një SUV nga kompania e Maranellos. Çmimi? Fillon nga 390 mijë euro. Vitin e kaluar, megjithatë, ish-sulmuesi kishte shkuar shumë larg me një ‘Ferrari Daytona SP3’ dhe një ‘812 Competizione A’.
Për të 40-at, zgjedhja ra mbi një ‘SF90 Spider’, ndërsa për të 39-at dhuroi vetes një ‘Porsche 911 Targa 4S Heritage’.
‘Ferrari Purosangue’ është me të vërtetë një perlë ekskluzive. Çmimi për versionin bazë fillon nga 390 mijë euro (i cili rritet në mbi 400 mijë me personalizimet e ndryshme).
KOHA JONË SONDAZH

