Zvarritja e Messit, reagojnë ish-futbollistët: Kjo nuk mund t’i bëhet Leos!
Lionel Messi u shtri në tokë pas murit mbrojtës të ngritur nga lojtarët e PSG, për të ndalur një goditje dënimi të Riyad Mahrez në sfidën kundër Manchester City-t. Fotot e këtij momenti janë bërë virale në rrjet, më shumë sportdashës dhe specialistë kanë kritikuar zgjedhjen e Pochettinos për ta lënë në atë pozicion argjentinasin.
Messi tregoi përulësi, duke dhënë shembullin. Një gjest që habiti edhe arbitrin e ndeshjes, i cili iu afruar për ta pyetur nëse ndihej mirë. Pak sekonda më vonë, Mbappe e imitoi, duke e marrë përsipër detyrën e pazakontë.
Reagimet nuk munguan, në Instagram, Neymar publikoi fotografinë me pyetjen “Çfarë bën aty Leo”, e shoqëruar me të qeshura. Rio Ferdinand në programet e dedikuar Champions-it në Angli reagoi: “Kjo nuk mund të ndodhë me Leo-n, kurrë. Nëse do të isha shok ekipi me të do t’i thosha: jo, nuk ka shanse, shtrihem unë për ty. Nuk është ajo ç’ka Messi bën në fushë”, tha ish-mbrojtësi.
Owen Hargreaves, vuri në dukje se “zvarritja” e Messit pas murit mbrojtës është një gjë vërtet e jashtëzakonshme, jo e mirë. Ne nuk mund ta besonim. Po flasim për një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave, nëse jo më të mirin”.