Zvicra publikon listën, Xhaka dhe Zeqiri gati për të sfiduar Serbinë

Zvicra do të luajë këtë muaji dy ndeshje mjaft interesante, të vlefshme për Nations League. Më datë 12 tetor do të përballen në Beograd me Serbinë, ndërsa 3 ditë më vonë do të presin në shtëpi Danimarkën.

Trajneri  Murat Yakin ka publikuar ditën e sotme listën e lojtarëve që ka grumbulluar për këto dy ndeshje mjaft të vështira.

Në zgjedhje nuk ka shumë surpriza, teksa vëmendja është te Granit Xhaka dhe Andi Zeqiri, dy shqiptarët do të përballen me Serbinë. Një mungesë e rëndësishme është ajo e Ruben Vargas për shkak dëmtimi.

SHKARKO APP