Zyrtare/ Ajeti mbyll “agjërimin”, firmos me klubin e njohur të shqiptarëve
Arlind Ajeti pas 8 muajsh pritje ka firmosur me klubin e ri.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare është zyrtarisht futbollisti më i ri i skuadrës daneze, Vejle. Ajeti u prezantua ditën e sotme në ambientet e klubit nordik. Drejtori i Vejle shtoi se skuadra është gati ta ndihmojë Ajetin të rikuperohet fizikisht dhe teknikisht pasi nuk luan prej një kohe relativisht të gjatë.
Te skuadra e Vejles, Ajeti gjen dhe ish-lojtarin e Partizanit dhe futbollistin e Shqipërisë Ylber Ramadanin. Me këtë eksperiencë, Ajeti do të mundohet të arrijë formën e mirë fizike për të qenë një protagonist me kuqezinjtë në eliminatoret e botërorit “Katar 2022”.