ZYRTARE/ Albano Aleksi Largohet nga Tirana, nis aventurën tek Egnatia
Albano Aleksi është larguar zyrtarisht t nga Tirana, teksa do të vijojë karrierën tek Egnatia.
Ka qenë klubi rrogozhinas që ka njoftuar se ka firmosur me mesfushorin e talentuar, që ishte një nga pikat më të forta të skuadrës bardheblu sezonin që lamë pas
“Albano Aleksi zyrtarisht pjesë e KF Egnatias. Futbollisti ka firmosur kontratën me klubin dhe i bashkohet ekipit në stërvitjen në përgatitjet për ndeshjet e Conference League”, shkruhet në njoftimin e Egnatias.
KOHA JONË SONDAZH

