ZYRTARE/ Albi Doka prezantohet te skuadra e re në Kroaci
Albi Doka është zyrtarisht një futbollist i HNK Gorica, skuadër me të cilën kishte nënshkruar një para-kontratë prej pak muajsh.
Mbrojtësi u prezantua këtë të hënë në klubin kroat me të cilin ka firmosur një kontratë për katër vitet e ardhshme. Kjo do të jetë eksperienca e parë e 23-vjeçarit jashtë kufijve të vendit.
Albi Doka u largua pas 4 sezonesh nga klubi i Tiranës, atje ku fitoi Kupën e Shqipërisë, dhe ku së fundi u shpall edhe kampion i Kategorisë Superiore.