ZYRTARE/ Allegri rikthehet te Milani pas 11 vitesh, zbulohen detajet e kontratës

Tashmë është zyrtare: Massimiliano Allegri është trajneri i ri i Milanit. Klubi kuqezi ka konfirmuar lajmin përmes një komunikate në faqen zyrtare, duke zyrtarizuar kështu rikthimin e teknikut livornez në stolin e “Djallit” pas plot 11 vitesh nga aventura e tij e parë.

Deklarata e Milanit:

“AC Milan njofton se i ka besuar drejtimin teknik të skuadrës së parë të meshkujve Massimiliano Allegrit.

Swiss Digital Desktop Reklama

I lindur në Livorno më 11 gusht 1967, Allegri e nisi karrierën si futbollist në Serie A me skuadra si Pisa, Pescara, Cagliari, Perugia dhe Napoli. Si trajner debutoi në vitin 2002, duke drejtuar fillimisht ekipe si Aglianese, SPAL, Grosseto dhe Sassuolo, para se të ulej në stolin e Cagliarit në vitin 2008, ku shënoi debutimin në Serie A.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vitin 2010, ai mori drejtimin e Milanit, me të cilin fitoi titullin kampion (Scudetto) në sezonin e parë dhe më pas edhe Superkupën Italiane në vitin 2011. Pas eksperiencës së parë te kuqezinjtë, Allegri drejtoi Juventusin në dy periudha (2014–2019 dhe 2021–2024), duke fituar 5 tituj kampion, 5 Kupa të Italisë dhe 2 Superkupa.

Allegri ka firmosur një kontratë trevjeçare me Milanin, me një pagë prej 5 milionë euro në sezon, plus 2 milionë bonuse.

Klubi i uron Allegrit dhe stafit të tij shumë suksese në këtë aventurë të re në Milano.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?