ZYRTARE/ Anis Mehmeti ndryshon skuadër, firmos me Ipswich: Jam i uritur për gola!

Anis Mehmeti është zyrtarisht lojtar i Ipswich Town. Klubi anglez ka konfirmuar afrimin e sulmuesit shqiptar, i cili do të vazhdojë karrierën e tij në Championship.

Mehmeti ka firmosur një kontratë të vlefshme për tre vite e gjysmë me Ipswich Town, pasi ka kaluar me sukses vizitat mjekësore në ambientet e klubit të ri. Ky transferim përfaqëson një hap të rëndësishëm në karrierën e lojtarit, i cili i bashkohet një skuadre ambicioze që aktualisht mban vendin e tretë në renditje dhe shihet si një nga pretendentët kryesorë për ngjitjen në Premier League.

Sipas mediave angleze, Ipswich Town ka paguar rreth 3.5 milionë euro për kartonin e Mehmetit, duke investuar në një profil ofensiv që ka treguar vazhdimësi dhe efikasitet në Championship.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jam i uritur për gola dhe asiste, por sidomos për të ndihmuar ekipin të ngjitemi në Premier League, objektivi kryesor”, tha sulmuesi shqiptar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sulmuesi shqiptar largohet nga Bristol City pas një sezoni pozitiv, ku në 28 ndeshje të zhvilluara ka realizuar 8 gola dhe ka dhuruar 6 asistime, duke qenë një nga lojtarët më të spikatur të skuadrës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?