Zyrtare/ Anulohet miqësorja Juventus-Atletico Madrid, shkak bëhet sulmi i xhihadistëve
Miqësorja e programuar për t’u luajtur këtë të diel në Tel Aviv mes Juventus dhe Atletico Madrid është anuluar pasi orët e fundit është përshkallëzuar beteja mes Izraelit dhe xhihadistëve në Rripin e Gazës.
Të dy klubet kanë nevojë për një test përpara se të nisin kampionatet respektove. Hipoteza që sfida të luhej në Torino, ka rënë poshtë, edhe pse me dyer të mbyllur, për shkak të kohës së pakët për ta organizuar këtë duel.
Këto ditë sulmet e avionëve izraelitë në Rripin e Gazës kanë shkaktuar vrasjen e të paktën 10 personave ndërkohë që janë mbi 55 të tjerë të plagosur, mes të cilëve edhe komandanti i sektorit verior të islamistëve, Tayasir Jabari.
KOHA JONË SONDAZH

