ZYRTARE/ Ardon Jashari është lojtari më i ri i Milanit, firmos deri në vitin 2030

Milani ka konfirmuar zyrtarisht afrimin e mesfushorit me origjinë shqiptare, Ardon Jashari. Klubi kuqezi njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale se ka siguruar shërbimet e 21-vjeçarit nga Club Brugge, duke blerë përfundimisht kartonin e tij.

Sipas njoftimit, Jashari ka nënshkruar një kontratë afatgjatë që e mban të lidhur me Milanin deri më 30 qershor 2030. Mesfushori spikati gjatë sezonit të kaluar në Belgjikë, ku në 35 ndeshje me Club Brugge realizoi 3 gola dhe dha 4 asistime, duke tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave elitare.

Transferimi i tij në “San Siro” ishte një kërkesë specifike e trajnerit Massimiliano Allegri, ndërsa negociatat u mbyllën me sukses falë rolit vendimtar të Igli Tares, që ishte ndër protagonistët kryesorë të këtij operacioni.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?