ZYRTARE/ Armando Sadiku futbollisti më i ri i Levantes (VIDEO)

Armando Sadiku është zyrtarisht një futbollist i skuadrës së Levantes. Sulmuesi i Kombëtares sonë ka kompletuar transferimin te skuadra spanjolle, teksa do t’i bashkohet një tjetër futbollisti shqiptar, Enis Bardhi. Klubi i Levantes e ka prezantuar me anë të një video, nënshkrimin me bomberin shqiptar.

Mediat spanjolle zbulojnë se Sadiku do të nënshkruajë një kontratë të vlefshme deri në vitin 2020 26-vjçari shqiptar konsiderohet sulmues i dytë, i shpejtë dhe vrasës në goditjet nga gjysmëdistanca.

Gjithashtu theksohet fakti që Armando Sadiku hyri në histori si futbollisti i parë shqiptar që realizoi në finalet e një kompeticioni madhor, siç ishte Euro 2016.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?