Zyrtare, Armando Vajushi prezantohet me Kievon në Seria A
Armando Vajushi është prezantuar vetëm pak minuta më parë me ekipin e ri të Seria A, Chievo. Pas eksperiencës me Liteks, mesfushori me tipare sulmuesi i kombëtares sonë, është bërë pjesë e skuadrës italiane. Ai arriti marrëveshjen me Chievo, e paralajmëruar kohë më parë. Në momentin e prezantimit, shkodrani i talentuar, Vajshi ishte krah drejtorit Sportiv të klubit italian, si dhe agjentit të tij, Sokol Haxhia. Vajushi divcorcua para kohe nga Liteks në Bullgari. Ai e nisi karrierën me Vllazninë, ndërkohë kalimi në një klub të Seria A mund të quhet kulmi i karrierës së tij. Vajushi i bashkohet në Seria A “kolonisë” së lojtarëve shqiptarë në këtë ligë, si Lorik Cana e portierët Etrit Berisha e Thoma Strakosha tek Lacio, Elseid Hysej tek Empoli, Migjen Basha tek Torino dhe Andi Lila tek Parma.
KOHA JONË SONDAZH

