ZYRTARE/ Arteta rinovon kontratën me Arsenalin deri në vitin 2025

Mikel Arteta do të vijoj të jetë në krye të pankinës së Arsenalit të paktën dhe për tri vitet e ardhshme. Ka qenë vetë klubi londinez që me anë të një postimi në rrjetet sociale i komunikoi tifozëve lajmin e shumëpritur.

Spanjolli ka firmosur rinovimin e kontratës deri më 30 qershor të vitit 2025. Që nga ardhja e tij tek topçinjtë, në dhjetor të 2019, Arteta ka koleksionuar 126 ndeshje nga te cilat  71 fitore, 20 barazime dhe 35 humbje.

Arsenal për momentin gjendet në kuotën e 63 pikëve dhe pozicionohet në vendin e katërt, 3 më pak se Chelsea i vendit të tretë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?