ZYRTARE/ Arthur është futbollisti më i ri i Juventusit

Arthur Melo është zyrtarisht futbollisti më i ri i skuadrës së Juventusit. Klubi i Barcelonë s’ka njoftuar shitjen e mesfushorit për 72 milionë euro pls 10 bonus, ndërkohë që në krahun tjetër në Katalonjë do të shkojë Miralem Pjanic.

Futbollisti brazilian do të firmosë një kontratë për 5 sezone me 5 milionë euro përfitim vjetor. Arthur ka luajtur 72 ndeshje me ekipin blaugrana: 47 në La Liga, 10 në Kupën e Spanjës, 13 në Champions League dhe 1 në Superkupën e Spanjës.

Mesfushori brazilian, i cili ka shënuar 4 gola në këto dy sezone në Katalunjë, shënoi golin e tij të parë kundër Osasunas në kampionat. Arthur fitoi dy trofe me Barçën, La Ligan dhe Superkupën Spanjolle në sezonin 2018/19”.

SHKARKO APP