ZYRTARE/ Aubameyang është lojtari i Barcelonës, me klauzolë 100 mln euro

Barcelona më në fund ka zyrtarizuar transferimin e Pierre-Emerick Aubameyang. Sulmuesi nga Gaboni ka firmosur me katalanasit një kontratë deri në 30 qershor 2025 dhe me një klauzolë prej 100 milionë eurosh.

Aubameyang u largua nga Arsenal për shkak të marrëdhënies jo të mirë me trajnerin Mikel Arteta dhe për të luajtur me Barcelonën pranoi që të ulte pretendimet ekonomike.

Sulmuesi ka luajtur vetëm 15 ndeshje këtë sezon me Arsenalin, duke shënuar 7 gola, ndërkohë që ka në total 141 gola në 213 ndeshje.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?