ZYRTARE/ Barcelona nuk ndalet, transferon falas edhe Depay nga Lyon!
Memphis Depay është zyrtarisht lojtar i Barcelonës. Pas disa javësh negociata, klubi “blaugrana” mbyllur nënshkrimin e sulmuesit 27-vjeçar holandez, i cili ka luajtur në radhët e Lyonit gjatë tri sezoneve të fundit.
Depay mbërrin në “Camp Nou” si lojtar i lirë nga Lyoni, do të jetë pjesë e Barçës për dy sezonet e ardhshme, pra deri në qershor të vitit 2023.
Pas kalimit me sukses të testeve mjekësore në grumbullimin e përfaqësueses së Holandës, ku udhëtuan mjekët e Barcelonës, është vendosur që prezantimi i lojtarit të bëhet pasi të përfundojë Europiani.