ZYRTARE/ “Bisha” e Wolves mbërrin për të kryer vizitat mjekësore me Barcelonën
Adama Traore mund të quhet lojtari më i ri i Barcelonës, teksa sot ka mbërritur për të kryer dhe vizitat mjekësore. Anësori vjen në formë huazimi nga Wolves, teksa do të ketë mundësinë për të riveshur fanellën blaugrana.
Trare vjen si zëvendësues për Ousmane Dembélé, të cilin klubi i Barçës tashmë ka njoftuar se nuk është më në planet e tyre
Transferimi i “bishës”, siç njihe ndryshe për shkak të fizikut, është një mesazh direkt për francezin, i cili ka kohë deri të hënën, ditën e mbylljes së merkatos, për të zgjidhur situatën e tij.
🎬 | Adama Traoré has passed the first medical examination.
🔸He will now go to the Ciutat Esportiva for the second examination. pic.twitter.com/KNnvmQxDYo
— infosfcb 𝕏 (@infosfcb) January 28, 2022
KOHA JONË SONDAZH

