ZYRTARE/ Boban largohet nga Milani pas vetëm 9 muajsh

Milani ka konfirmuar shkarkimin zyrtar të Zvonimir Boban, i cili ishte rikthyer në klubin kuqezi që prej 9 muajsh. Në njoftim thuhet se Milani falënderon Bobanin për punën e bërë, ndërsa konfirmohet mbështetje totale për Stefano Piolin dhe stafin e tij, të paktën deri në fund të sezonit, teksa do të jenë pikërisht rezultatet ato që do të vendosin për më tej.

“Klubi i Milanit ka njoftuar z. Zvonimir Boban për zgjidhjen e menjëhershme të kontratës së bashkëpunimit mes palëve. Ne falënderojmë Boban për punën e bërë gjatë këtyre 9 muajve dhe i urojmë më të mirën në karrierën e tij. Gjithashtu klubi shpreh mbështetjen e plotë ndaj trajnerit Pioli dhe stafit të tij, dhe sheh me optimizëm drejt fazës më vendimtare të sezonit”, thuhej në komunikatë.

Boban ishte njohur me vendimin për shkarkimin e tij që para dy ditësh gjatë një takimi me administratorin e deleguar Ivan Gazidis, pasi ky i fundit nuk ishte pajtuar me disa deklarata të kroatit në lidhje me mënyrën sesi po menaxhohej klubi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?