ZYRTARE/ Brazili humbet Neymarin dhe Danilon për ndeshjet e tjera në grupe
Brazili merr lajme aspak të mira nga infermieria. Dëmtimi i Neymar nuk ka rezultuar shumë i rëndë, sepse do ta shohim sërish në fushën e lojës në këtë Kupë Bote.
Neymar do të humbë vetëm dy ndeshjet e ardhshme në grupe, ato ndaj Zvicrës dhe Kamerunit, dhe mund të zbresë në fushë për fazën e 1/8-ve, nëse Brazili do të vijojë rrugëtimin.
Danilo gjithashtu u dëmtua ndaj Serbisë dhe bashkë me Neymar, nuk do të jetë i gatshëm për sfidat e mbetura në grupe, por do të rikthehet në fushë për fazën e 1/8-ave
Dëmtimi i Danilos është një shans i artë për Dani Alves, që është grumbulluar dhe me shumë gjasa do të luajë titullar në sfidat e radhës në grupe.