ZYRTARE/ Brozovic më në fund merr vendimin për të ardhmen

Marcelo Brozovic më në fund merr vendimin për të ardhmen. Mesfushori kroat prej muajsh është në tratativa me Interin për rinovimin e kontratës, por herë pas here ka pasur ngecje të bisedimeve. Tashmë ai ka vendosur që të vijojë aventurën me kampionët e Italisë me një kontratë të re.

Klubi zikaltër ka dalë me njoftim dhe bën me dije se palët do të zgjatin bashkëpunimin deri më 30 qershor 2026.

Brozovic tashmë do të përfitojë 6 milionë euro në sezon, plus bonuse. Ai është një nga pikat më të forta të klubit italian në mesfushë, ndaj dhe Inzaghi nuk ka dashur që të largohet.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?