ZYRTARE/ Bruno Telushi firmos për Kukësin, i bashkohet Gegës

Bruno Telushi është zyrtarisht futbollist i skuadrës së Kukësit. Mesfushori 29-vjeçar ka firmosur sot me skuadrën nënkampione të Shqipërisë kontratë 2-vjeçare.

Mesfushori ka kryer vizitat mjekësore dhe më pas ka firmosur kontratën, duke u vënë menjëherë nën urdhrat e Skënder Gegës. Telushi ka udhëtuar sot drejt Tropojës, ku do të bashkohet me ekipin për të nisur përgatitjet për ndeshjen ndaj Slavia Sofias.

Vetëm pak ditë më parë, Telushi nëpërmjet një letre publike shpalli divorcin me Partizanin, duke fajësuar drejtuesit e “Të Kuqve” se nuk e kishin në planet e tyre për sezonin e ri.

SHKARKO APP