ZYRTARE/ Bundesliga merr vendimin përfundimtar, ja kur do të nisë
Tashmë është zyrtare. Bundesliga do të rikthehet në fushë më 16 qershor. Lajmin e ka dhënë presidenti i Ligës së futbollit në Gjermani, pasi mori miratimin e Angela Merkel.
“Sidoqoftë, lehtësimi i masave kufizuese nuk do të thotë që koronavirusi nuk merret më seriozisht. Ne kemi nevojë për disiplinë dhe respekt për rregullat”, tha Presidenti Christian Seifert.
Përveç “përgjegjësisë personale të secilit”, Seifert nxiti “zbatimin e disiplinuar” të rregulloreve në fuqi për mos përhapjen e virusit. Përfundimi i sezonit është përcaktuar 27/28 qershor. /R.Lika-Koha Jone/