ZYRTARE/ Coman mbetet te Bayerni deri në vitin 2027, me një pagë të frikshme
Kingsley Coman do të mbetet te Bayern Munchen. Palët kanë arritur marrëveshjen mes tyre në lidhje me zgjatjen e bashkëpunimit që përfundonte në verë. 25-vjeçari ka firmosur deri në verën e vitit 2027 me kampionët e Gjermanisë.
Bayerni ka zgjedhur të zyrtarizojë firmosjen e kontratës së re nëpërmjet një video të publikuar në rrjetet sociale. Coman është pjesë e Bayernit prej vitit 2015, dhe deri tani ka fituar 17 trofe.
Edhe pse nuk ka asnjë njoftim zyrtar, mediet gjermane raportojnë se sulmuesi i djathtë është futur në grupin e emrave si Lewandowski, Neuer, Kimmich, Sane, Muller, Goretzka dhe Hernandez, me rroga më shumë se 15 milionë euro.
KOHA JONË SONDAZH

