ZYRTARE/ Conte është trajner i Tottenhamit, pagë e frikshme për italianin
Antonio Conte tashmë dhe zyrtarisht është trajneri i ri i Tottenhamit. Pas një ditë tratativash, Fabio Paratici ka arritur që të marrë firmën e strategut italian.
Conte ka firmosur një kontratë deri në qershor të vitit 2023, me opsion për rinovimin edhe për një tjetër sezon. Strategu italian do të përfitojë plotë 18 milionë euro në sezon.
Drejtuesit e “Spursave” ndërkohë sipas The Sun i kanë garantuar plotë 180 milionë euro investime në merkato. Debutimi në pankinë do të vijë në duelin e Conferencë League, kundër Vitesse-s. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

