ZYRTARE/ Darwin Nunez është lojtari i ri i Liverpoolit, e zyrtarizon Benfica

Darwin Nunez është lojtari më i ri i Liverpoolit. Klubi i Benficës ka njoftuar përfundimin me sukses të këtij transferimi. Vlera fillestare e operacionit është 75 milionë euro, por që mund të shkojë deri në 100 milionë euro.

Sulmuesi uruguaian pritet të jetë blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit anglez dhe që nga 1 korriku do të jetë në dispozicion të teknikut Klopp.

Nunez do të përfitojë 6 milionë euro në sezon në kontratën që do ta lidhë me Liverpool deri në vitin 2027. Ardhja e tij pritet të shoqërohet me largimin e Mane.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?