ZYRTARE/ De Bruyne rinovon me City-in deri në vitin 2025!

Kevin De Bruyne do të qëndrojë te Manchester City deri në vitin 2025. Mesfushori belg ka vendosur për të qëndruar te “qytetarët” edhe për disa sezone të tjera, teksa po kalon një formë fantastike.

Zëvendës-kapiteni i “qytetarëve” kishte edhe dy vjet të tjera nga marrëveshja e mëparshme, megjithatë palët po takoheshin vazhdimisht në këto muajt e fundit, për të përmirësuar kushtet e kontratës së vjetër.

Me fanellën e Manchester City-t Kevin De Bruyne ka fituar 2 tituj në Premier League, 1 FA Cup, 4 Kupa Lige si dhe 1 herë tjetër Superkupën e Anglisë apo sic quhet ndryshe Community Shield. Kujtojmë që ai u transferua nga Wolfsburgu te Manchester City në fundin e gushtit të vitit 2015.

 

SHKARKO APP