ZYRTARE/ Dortmundi nuk humbet kohë, blen lojtarin e Juves

Emre Can nga qershori nuk do të jetë më një futbollist i Juventusit. Klubi i Borussia Dortmund është bindur menjëherë për vlerat e futbollistit gjerman, duke blerë menjëherë kartonin e tij.

Verdhezinjtë janë të bindur te cilësitë e mesfushorit gjerman dhe ndaj nuk do të bëjnë prapaktheu. Lojtari është në formë huazimi në qershor, më pas do të bëhet aktive kontrata deri në vitin 2024 me Borussia Dortmund.

Emre Can shënoi një super gol në sfidën që verdhezinjtë zhvilluan ndaj Bayer Leverkusen, ndërkohë ka bërë paraqitje pozitive në të gjitha ndeshjet që është aktivizuar. Mendohet se Juventus do të përfitojë 30 milionë euro nga ky operacion.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?