ZYRTARE/ Ekitike transferohet te Liverpooli për 95 milionë euro

Hugo Ekitike është tashmë zyrtarisht një lojtar i ri i Liverpool-it. Sulmuesi francez i lindur në vitin 2002 i bashkohet skuadrës angleze për një shumë totale prej 95 milionë euro, nga të cilat 80 milionë janë pagesë fikse, ndërsa 15 milionë do të jepen në formë bonusesh. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi anglez përmes një njoftimi zyrtar:

“Ekitike ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe ka pranuar kushtet ekonomike të ofruara nga Reds. Ai do të udhëtojë drejt Hong Kongut në fundjavë, ku do t’i bashkohet shokëve të rinj në turneun para-sezonal në Azi”.

Transferimi është zyrtarizuar edhe nga Eintracht Frankfurt, klubi gjerman që zotëronte kartonin e lojtarit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në deklaratën e tij, drejtori sportiv i klubit gjerman shprehet: “Hugo është përmirësuar jashtëzakonisht shumë gjatë 18 muajve me ne. Ai ka qenë një vlerë e shtuar për ekipin si brenda ashtu edhe jashtë fushës. Jemi të lumtur që ai po bën një hap të rëndësishëm përpara në karrierën e tij, një hap që e ka fituar me paraqitjet e tij me fanellën tonë.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky transferim përfaqëson një tjetër goditje të madhe në merkato për Liverpool-in, që synon të përforcojë më tej repartin ofensiv në prag të sezonit të ri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?