ZYRTARE/ Ernest Muçi ndryshon skuadër në Turqi, nis një aventurë të re

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi, ka ndryshuar skuadër brenda Superligës turke. Pas një aventure ku nuk arriti të fitonte hapësira te Besiktasi, 24-vjeçari është transferuar te Trabzonspor me formulën e huazimit deri në verën e vitit 2026.

Te klubi i ri, pritet që Muçi të ketë një rol më të rëndësishëm dhe të ketë minutat e munguara. Aktualisht, ai është i dëmtuar dhe nuk ka ende një datë të saktë për rikthimin në fushë, por trajneri i Trabzonsporit llogarit tek ai për pjesën tjetër të sezonit.

Në arenën ndërkombëtare, Muçi ka zhvilluar deri tani 16 ndeshje me fanellën kuqezi, ku ka shënuar 3 gola. Sipas të dhënave të “Transfermarkt”, kartoni i tij vlerësohet në 10 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mund të jetë një imazh i ‎1 person, duke luajtur futboll dhe ‎teksti që thotë "‎ON וץ ErnestMuçi M Muy‎"‎‎

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?