ZYRTARE/ Federata Italiane merr vendimin përfundimtar për Juventus-Inter

5 ndeshje të kësaj fundjave në Seria A do të luhet me porta të mbyllur. Federata Italiane ka njoftuar pak minuta më parë se derbi mes Juventusit dhe Interit do të luhet pa tifozë.

Edhe pse gjatë ditës së enjte u ndez një spirale që kjo ndeshje të luhej me tifozë të dielën ose qoftë edhe të hënën, për shkak të rrezikut nga Koronavirus është vendosur që ky takim të luhet pa praninë e spektatorëve. Pa tifozë do të luhen edhe ndeshja të tjera: Udinese-Fiorentina, Milan-Genoa, Parma-Spal dhe Sassuolo-Brescia

 

SHKARKO APP