ZYRTARE/ Ferran Torres është futbollisti më i ri i Barcelonës

Joan Laporta i bën një dhuratë të bukur Xavit për fundvit. Së fundmi klubi katalanas ka zyrtarizuar afrimin e Ferran Torres nga Manchester City. Mediat iberike kanë zbuluar edhe detajet e lëvizjes, teksa sipas tyre operacioni mund të arrijë shifrën e 65 milionë eurove, të ndara në këste.

Pavarësisht borxheve të mëdha, ekipi blaugrana ka arritur ka mundësi që të bëjë lëvizje të tilla në merkato. Kujtojmë që City e transferoi për 23 milionë euro, plus 12 në formë bonusesh.

Torres i ofron Xavit shumë opsione në fazën sulmuese, pasi mund të luajë si në krahë ashtu dhe në qendër të sulmit. Klauzola e lirimit nga Barcelona është plotë 1 miliard euro, një shifër që me siguri nuk do të paguhet nga asnjë skuadër. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?