ZYRTARE/ Ferreira Carrasco rikthehet te Atletico Madrid

Yannick Ferreira Carrasco rikthehet te Atletico e Madridit. Pas dështimit tw tratativave pwr Edinson Cavanin që në këtë merkato të dimrit, drejtuesit e Los Colchoneros kanë bërë të mundur rikthimin në kryeqytetin spanjoll të sulmuesit të krahut Ferreira Carrasco.

Ai vjen nga skuadra kineze e Dalian Yifang në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni. Përhapja me shpejtësi e virusit vdekjeprurës coronavirus ka trembur shumë nga futbollistët e mëdhenj që luajnë në Kinë të cilët kanë nisur të largohet nga Lindja e Largët.

 

SHKARKO APP