ZYRTARE/ Finalja e Champions këtë sezon do të luhet në Stamboll

Finalja e Champions League këtë sezon do të luhet në Stamboll në muajin gusht. Lajmin e ka konfirmuar Presidenti i Federatës Turke të Futbollit (Tff), Nihat Ozdemir, pasi njoftoi rifillimin e kampionatit turk më 12 qershor.

Ozdemir gjithashtu njoftoi se të gjithë ligat europiane do të duhet të mbyllen brenda muajit korrik, sipas afateve që ka lënë UEFA, ndërsa në fillim të muajit gusht do të nisë zhvillim i ndeshjeve europiane, Champions dhe Europa League.

Kreu i Federatës turke konfirmoi se UEFA ka planifikuar që finalja e Ligës së Kampionëve të luhet më datën 29 gusht, në stadiumin olimpik “Ataturk” të Stambollit, atje ku ishte parashikuar që në fillim.

SHKARKO APP