ZYRTARE/ Finalja e Championsit spostohet në Porto, do të luhet me 12 mijë tifozë

Tashmë është zyrtare. Finalja e Champions League mes Manchester City-it dhe Chelsea-t do të luhet në datën 29 maj në stadiumin “Do Drogao” në Porto.

Nuk do të luhet në Turqi, pasi situata e pandemisë nuk e garanton praninë  tifozëve në finalen mes Manchester City-it dhe Chelsea-t. Ky është viti i dytë radhazi që finalja spostohet në një qytet tjetër.

Në Porto do të jenë të pranishëm nga 6 mijë tifozë për secilën skuadrat që do të garojnë për trofeun prestigjioz. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP