ZYRTARE/ Giovinco rikthehet në Seria A, firmos me ekipin e Sampdorias
Sebastian Giovinco rikthehet sërish në Seria A te skuadra e Sampdorias. Sulmuesi italian ka nënshkruar deri në fund të sezonit, pasi më parë kishte kaluar vizitat mjekësore.
35-vjeçari ka nënshkruar deri në fund të sezonit me klubin me ekipin dorian që kërkon mbijetesën. Mediat italiane raportojnë se Giovinco do të përfitojë 500 mijë euro te Sampdoria deri në fund të këtij sezoni.
Në të shkuarën sulmuesi ka luajtur në elitën e futbollit italian me Juventusin, Empolin dhe Parmën.
KOHA JONË SONDAZH

