Zyrtare, Granit Xhaka rinovon deri më 2019 me Gladbah (Foto)

Zyrtare. Granit Xhaka rinovon me Borussian e Moenchengladbach deri në verën e vitit 2019. Një lajm të tillë e konfirmoi vetë klubi gjerman, në faqen e tij zyrtare. Në komunikatën e Borussias shkruhet se mesfushori 22-vjeçar, me origjinë shqiptare,  firmosi një kontratë të re që e lidh atë me Gladbah deri në vitin 2019, me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Menjëherë pas firmës me Granitin foli për mediat drejtori sportiv i Gladbahut Max Eberl. Ky i fundit theksoi se Xhaka e ka rritur shumë nivelin e lojës së tij gjatë këtyre dy viteve të fundit që ka qenë pjesë e klubit nga “Borussia Park”, ndërkohë që shtoi se të gjithë në skuadër janë shumë të lumtur që ai do të jetë pjesë e Borussias edhe për shumë vite të tjera. Mesfushori me origjinë shqiptare, por që luan për përfaqësuesen e Zvicrës u transferua te Gladbahu, në verën e vitit 2012, me skuadrën gjermane që i pagoi Basel 8,5 milionë euro. Granit Xhaka ka luajtur 65 ndeshje me Borussian e Moenchengladbach në Bundesligë dhe ka shënuar 2 gola, ndërkohë në Kupën e Gjermanisë ai ka zhvilluar gjithsej 4 ndeshje. Në Europa League, 22-vjeçari i përfaqësues helvete numëron 16 ndeshje si dhe dy gola të realizuar. Pas rinovimit edhe Granit Xhaka foli për faqen e klubit: – “Unë ndihem mirë te Borussia e Moenchenglabach dhe jam duke zhvilluar sezonin tim të tretë këtu. Për sa i përket rinovimit të kontratës nuk kisha asnjë dyshim pasi dua të qëndroj gjatë këtu. Jam i kënaqur dhe shumë i lumtur që do të luaj për Borussian edhe në të ardhmen.” Interesant është fakti se vëllai i tij Taulanti, luan me Basel dhe përfaqëson ngjyrat e ekipit kombëtar të Shqipërisë. Në ndeshjen Zvicër-Shqipëri, gjatë eliminatoreve të Botërorit të kaluar, Granit Xhaka u akuzua nga mediat zvicerane se i fali nga një gol të sigurtë ekipit tonë, që humbi 2-0 dhe 2-1 në të dy takimet. Futbollisti tjetër me origjinë shqiptare i Inter, Xherdan Shaqiri, shënoi në të dy ndeshjet ndaj ekipit tonë. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?