ZYRTARE/ Herald Marku rikthehet te skuadra e Vllaznisë

Herald Marku është bashkuar me Vllazninë pas largimit nga Partizani. Mesfushori ka firmosur një kontratë për një sezon me klubin shkodran.

“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e akordit me futbollistin Herald Marku. Mesfushori shkodran rikthehet në skuadrën tonë sërish duke firmosur një kontratë njëvjeçare, me të drejtë zgjatje edhe për një vit tjetër.

KF Vllaznia i uron Heraldit një përfaqësim sa më dinjitoz të fanellës kuqeblu dhe të gjithë sëbashku të përjetojmë të tjera emocione suksesesh. Mirë se erdhe në shtëpinë tënde Herald Marku!”, shkruhet në njoftimin e klubit kuqezblu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?