ZYRTARE/ Humbi finalen e Superiores, Vllaznia largon trajnerin Brdaric
Thomas Brdaric nuk është më trajner i Vllaznisë. Klubi shkodran ka njoftuar largimin e teknikut gjerman, një ditë pas humbjes në finalen e titullit ndaj Egnatias.
Disfata 4-0 ndaj rrogozhinasve nuk është pritur mirë në kampion kuqeblu, të cilët kanë marrë vendimin drastik për trajnerin.
Brdaric largohet pas një viti në stolin e Vllaznisë, ndërsa kjo ishte aventura e tij e dytë. Klubi më herët njoftoi edhe largimin e drejtorit sportiv, Tefik Osmani, të cilit i kishte përfunduar edhe kontrata.
KOHA JONË SONDAZH

