ZYRTARE/ Ishte parashikuar rinisja më 3 prill, Bundesliga merr vendimin e radhës

Bundesliga do të ndalet për të paktën edhe një muaj. Drejtuesit më të lartë të futbollit gjerman kanë vendosur zyrtarisht që deri në datën 30 prill Bundesliga nuk do të nisë.

Fillimisht ishte programuar ndalesa e kampionatit deri në datën 3 prill,  por si pasojë e numrit të madh të të prekurve dhe viktimave në Gjermani është marrë ky vendim.

Nëse situata nuk do të qetësohet deri në 30 prill, atëherë rifillimi i kampionatit do të shtyhet sërish.

SHKARKO APP