ZYRTARE/ Joao Cancelo zgjat kontratën me City-in deri në vitin 2027

Joao Cancelo ka qenë një nga futbollistët më të spikatur te Manchester City këtë sezon. “Qytetarët” shpenzuan 60 milionë euro për ta transferuar portugezin nga Juventusi në vitin 2019, teksa deri në këtë pikë të karrierës me City-n, Cancelo ka regjistruar 106 paraqitje ndërsa ka fituar edhe tre trofe.

27-vjeçari do të firmos një kontratë të re nga e cila do të fitojë 80 mijë paund në javë. Cancelo nuk është menduar gjatë për propozimin dhe ka pranuar ofertën e klubit teksa tashmë është i lidhur me anglezët deri në vitin 2027. Në zyrtarizimin e marrëveshjes, drejtori i Manchester City, Txiki Begiristain ka folur për Cancelon ndërsa ka pasur vetëm lëvdata për anësorin.

“Cancelo ka vendosur standarde të larta dhe çdo lojtar i ri duhet të marrë shembull nga ai. Ai ka shumë talent, por dallohet edhe për dedikimin e prandaj luan shumë ndeshje në nivelin më të lartë”, u shpreh Begiristain.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?